Rregullore

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLES PER VITIN SHKOLLOR 2011-2012

Drejtoria e shkolles mbeshtetur ne dispozitat normative per arsimin para universitar,Neni 66,pika 5,si dhe me propozim te komisionit,per hartimin e R.B.Sh i propozon keshillit te mesuesve per te miratuar rregulloren e brendshme te shkolles si me poshte.

KAPITULLI I PARE

Per mesuesit

  1. Cdo mesues te ndertoje mardhenie te drejta ne aspektin e etikes me mesues-mesues,mesues-nxenes,mesues-drejtor.
  2. Te paraqitet ne shkolle me perparse te bardhe ne oren e mesimit.
  3. Ndalohet pirja e duhanit ne klase,ne korridor dhe ne mjediset e tjera te shkolles.
  4. Te njoftoje nje dite me pare drejtorin e shkolles ne rast mosparaqitje ne pune.
  5. Mesuesi qe eshte qe eshte i pa pergatitur me plan ditar te njoftoje drejtori e shkolles para se te filloje mesimi.
  6. Mesuesi qe ka deshire te vetekualifikohet nepermje eksperiences se kolegeve para hyrjes ne klase te njoftoje drejtorin e shkolles.
  7. Per mesuesin  qe ka pushim oren e pare ,per klasen pergjigjet mesuesi dezhurn dhe drejtoria e shkolles.
  8. Nxenesit te mbahen ne klase ne oret e detyrave te kontrollit.puneve me shkrim.
  9. Kur mesimi zhvillohet jashte mjediseve te shkolles nga mesuesi njoftohet nje dite para me shkrim ku percaktohet vendi dhe koha ku do te zhvillohet ora e mesimit,te gjitha te dhenat percaktohen ne ditar.
  10. Per oret e punes praktike dhe laboratorike,praktikat mesimore te zhvilluara jashte  mjedisit shkollor shenohen ne planin mesimor ku 7 dite me perpara njoftohet drejtoria e shkolles.
  11. Mesuesit per arsye te ndryshme i ndalohet te konfliktohet me nxenesit te korridor ose klase.
  12. Mesuesit e lendeve per zbulimin e talenteve ne lendet e shkencave shoqerore dhe natyrore informojne ne drejtori shoqeruar me nje kurrikulium vital te talentit te nxenesit.

KAPITULLI I DYTE

Per nxenesin

  1. Te njohe dispozitat normative,nenet 36,37,38,39,40,41,42.
  2. Nxenesi qe paraqitet ne oren e mesimit pa fletore,pa libra nuk  nxirret jashte  nuk nxirret jashte nga ora e mesimit,por njoftohet dhe ndaj tij merren masa ndershkimore duke zbatuar dispozitat normative,nenin 42 pika 4.
  3. Nxenesi qe prish oren e mesimit nxirret jashte nga ora e mesimit dhe zbatohet dispozita normative,Neni 42,Pika  4.
  4. Nxenesi qe demton bazen materiale didaktike  ne shkolle e cdemton  ate sipas vleres se inventarit, dhe ne rast perserirje denohet ne baze te nenit 42 , pika 4 te dispozites normative.
  5. Nxenesit qe kapen duke pire duhan apo pije alkoolike  edhe jashte mjedisit te shkolles ndershkohet duke zbatuar dispoziten normative neni 42/4.
  6. Nxensit i ndalohet te vije me celulare ne oren e mesimit,ndaj tij zbatohet dispozita normative neni 42/4.
  7. Nxenesit i ndalohet te qendroje ne korridor ,ndaj tij  zbatohet dispozita normative 42/4.
  8. nxenesit i ndalohet te leviz ne 5 -min nga nje klase ne tjetren,ndaj tij zbatohet dipsozita normative neni 42 /4.
  9. Nsenesit i ndalohet te pertupet ose te perdor cdo mjet tjeter per pengimin e ores se mesimit,si dhe te haj fara luledjedhi ose cdo prodhim tjeter.
  10. Ndalohet levizja dhe qendrimi i nxenesit ne katin e pare,ndaj tij zbatohet dispozita normative 42/4.
  11. Ndalohet paraqitja e nxenesit ne shkolle me veshje ekstravagante,zbatohet dispozita normative neni 42/4.
  12. Per nxenesit qe paraqesin parregullsi ne rreshtimin e shkolles para fillimit te mesimit dhe ne fillim te ores se katerte zbatohet dispozita normative 42/4.
  13. Orari i takimit te nxenesve me persona te tjere eshte ora 8-810  dhe pas mbarimit te mesimit.
  14. Nxenesit te cilet kalojne nga hekurat e shkolles ose nga vende te tjera jashte porte ndershkohen duke zbatuar dispozitat normative neni 42/4.
  15. Per nxenesit qe sjellja eshte jashte etikes normale edhe ne ambjentet jashte shkolle zbatohet dispozita normative neni 42/4.
  16. Per paqartesi te mases ndershkimore nxenesi ka te drejten e ankimit brenda 7 ditesh nga dita e mases se dhene ne drejtorine e shkolles Z A.
  17. Nxenesit ndalohen te shoqerohen ne oborr te shkolles me persona jashte shkollor.

KAPITULLI I TRETE

Per mesuesin dezhurn

  1. Pergjigjet per te gjithe veprimtarine organizative dhe administrative te P,M,E gjate javes.
  2. Informon me shkrim drejtorin e shkolles per te gjitha parregullsite e vrejtura duke evidentuar personat pergjegjes.
  3. Merr ne dorezim  bazen materiale me proces verbal nga mesuesi para ardhes.
  4. Merr dhe dorezon ne sekretari regjistrat dhe bazen materiale te dezhurnit para fillimit te mesimit dhe ne perfundim te tij.
  5. Pergjigjet per rreshtimin e nxenesve  para fillimit te mesimit dhe para fillimit te ores se katerte.
  6. Kontrollon dhe zbaton grafikun dezhurn te percaktuar nga drejtoria.
  7. Kontrollon prezencen e kolegeve para fillimit te ores se mesimit duke zbatuar  orarin e mesmit.
  8. Pergjigjet per inventarin dhe bazen materiale te korridoreve te shkolles.
  9. Ndjek ndermjet nxenesve dezhurn zbatimin e ores se mesimit.
  10. Pergjigjet per ambjentin e jashtem.
  11. Pergjigjet per frekuentimin duke angazhuar nxenesin dezhurn per mungesat dhe duke i pasqyruar ato ne fletoren e mungesave.
  12. Kur mesuesi kujdestar ka pushim oren e pare,njofton drejtorine e shkolles dhe pergjigjet per klasen kujdestari te mesuesit qe mungon.
  13. Paraqitet ne shkolle 30 min para fillimit te mesimit.
  14. T’i paraqes informacion drejrorise se shkolles per parregullsite qe ka vrejtur sipas klasave.

KAPITULLI I KATERT

Per mesuesin kujdestar

  1. Cdo te hene duhet te organizoje klasen te kendoje “Hymnin e flamurit”
  2. Mesuesi kujdestar duhet te bej rreshtimin e klases para fillimit te mesimit dhe ores se katerte.
  3. Cdo te hene mesuesu kujdestar duhet te paraqese informacion me shkrim ne drejtori vetem per mungesat pa arsye.
  4. Mesuesi kujdestar nuk ka te drejte te justifikoje mungesat 1,2 dhe 3 oreshe.{me perjashtim te rasteve te vecanta kur nxenesi eshte i semure. ose ne raste te jashte zakonshme}
  5. Mesuesi kujdestar per te gjitha.
  6. Mesuesi kujdestar informon me shkrim per cdo mase ndershkimore te nxenesit.
  7. Informon me shkrim drejtorine e shkolles per cdo informacion te marre,,mesuesi i lendes dhe dezhurn per shkelje dhe parregullsi nga ana e nxenesit te klases duke zbatuar  dispozitat normative neni 42/4, te gjitha i protokollon ne protokollin e klases.
  8. Mban protokolle per te gjitha problemet qe shqetesojne klasen dhe informon drejtorine e shkolles.
  9. Te njohe nxenesit me dispozitat normative,nenet 36,37,38,39,40,41,42, deri ne daten 21.09.2011 dhe me rregulloren e brendshme te shkolles.
  10. Te marre ne dorezim me proces verbal bazen materiale didaktike te klases dhe ne rast demtimi te gjej faktoret pergjegjes.
  11. Te evitoje levizjet e nxenesve ne 5 minutesh.

                                       KAPITULLI I PESTE

Per sekretaren

  1. Te evidentoje bazen materiale sipas klasave dhe t’iu a jap me proces vebal mesuesve kujdestar,mesuesve qe kane kabinet apo biblioteken dhe muzeun.
  2. Te jape dhe te marre rregjistrat mesuesit dezhurn,si dhe bazen materiale te dezhurnit.
  3. Te  jape me proces verbal bazen materiale pastruesve te shkolles.
  4. Ne cdo date 5 te beje trasparencen:a) buxhetit lokal b) buxhetit vetjak.
  5. Te invertarizoje dhe te pergjigjet per bazen materiale te korridoreve dhe sallen e personelit.
  6. Te kontrolloje nje here ne muaj bazen materiale te shkolles,per cdo demtim te mbaj proces verbal duke u udhehequr nga motoja kush demton ,cdemton.
  7. Pergjigjet per bazen materiale te terrenit sportiv duke koordinuar veprimet me pushtetin vendor dhe mesuesit e edukimit fizike.
  8. Te paraqitet ne pune ne oren 08:00.
  9. Te mbaje protokollin e mbledhjeve te mesuesve dhe drejtorise.
  10. Te mbaj librin e llogarive te burimeve te te ardhurave dhe shpenzimeve sipas zerave.

KAPITULLI I GJASHTE

Per rojen dhe pastrueset

  1. Pergjigjet ne qofte se ne shkolle konstatohen persona te huaj dhe pa autorizim perkates.
  2. Evidenton emrat e nxenesve qe hidhen nga hekurat dhe ambjentet e tjera jashte porte.
  3. Hap dhe mbyll porten sipas nje orari te caktuar nga drejtoria e shkolles.
  4. Pergjigjet per te gjithe ambjentin e jashtem te shkolles,per mirembajtjen dhe ruajtjen e pemeve zbukuruese apo te cdo mjeti tjeter dekorativ.
  5. Paraqitet ne pune ne oren 07:30.

Pastrueset

  1. Pergjigjen per mirembajtjen dhe pastertine ne mjediset e shkolles si :klasat,korridoret,kati i I dhe i II,banjot dhe mjedisin e jashtem.
  2. Marrin me proces verbal bazen materiale nga sekretaja dhe ne rast demtimi e cdentojne ate.
  3. Paraqiten ne pune sipas nje orari te hartuar nga drejtoria.
  4. Ne rast se konstatojne fara apo te cdo lloje tjeter informojne drejtorine e shkolles.
  5. Kujdesen per vazot me lule dhe bejne inventarizimin e tyre cdo dite.

KAPITULLI I SHTATE

Per drejtorin e shkolles

  1. Pergjigjet per mbarvajtjen e punes mesimore edukative.
  2. Cdo te enjte merr prezencen e nxenesve ne oren e trete dhe te katert te nxenesve dhe u’a ben prezent mesuesve kujdestar.
  3. Cdo te hene ben analizen e frekuentimit,sidomos te mungesave pa arsye.
  4. Kontrollon veprimtarine e rojes, pastruesve,sekretares,mesuesit dezhurn dhe te mesuesve kujdestar.
  5. Koordinon punen e drejtorise me komunitetin dhe pushtetin lokal.
  6. Inspekton bazen materiale didaktike ne shkolle nje here ne muaj.
  7. Ploteson kushte dhe mjedise qeverise se shkolles.
  8. Per cdo problem dhe konfliktim me mesuesit te zgjidhet ne drejtorine e shkolles.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: